Plot 9 familje janë lënë në mëshirë të fatit, duke u nxjerrë kështu edhe nga palestra e një gjimnazi në Lezhë ku ata ishin strehuar. Bëhet me dije se ata ishin prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, ku banesat e të cilëve u dëmtuan.
9 familjet e komunitetit egjiptian mesa duket do të lihen në rrugë dhe do ta kalojnë natën e sotme në qiell të hapur.
Temperaturat në darkë janë mjaft të ulëta dhe nuk dihet se si ata do ta përballojnë të ftohtin.
Mes tyre, ka edhe shumë fëmijë dhe të moshuar që po lihen në mes të katër rrugëve dhe ende nuk dihet se çdo ndodhë me fatin e tyre.
Ata shprehen se policia bashkiake i ka nxjerrë me dhunë, të cilët nuk e prisnin aspak këtë reagim.