JOQ Albania
Home

Fuoristrada përplaset “kokë më kokë” me Volkswagen-in, plagosen dy persona
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18/02/2020 20:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tjetër aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugët shqiptare.

Raportohet se dy automjete janë përplasur në Kukës, në afërsi të doganës së Morinës.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët udhëtonin në mjetin tip "Volkswagen Touran".

Një dëshmitar ka dërguar edhe pamje nga vendi i ngjarjes në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet dëmet e konsiderueshme që ka pësuar "Volkswagen-i".

Ai thotë se të plagosurit janë shtetasit A.T. dhe E.Gj., të cilët  janë dërguar drejt Spitalit të Kukësit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Dëshmitari shprehet se ka qenë një fouristradë e cila i ka ndërprerë rrugën Volkswagen-it, duke shkaktuar përplasjen.

Sipas tij, drejtuesi i fuoristradës ka qenë duke udhëtuar në gjendje të dehur.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Mesazhi i plotë:

Persh joq, sapo ndodhi nje aksident ne doganen e kuksit jan plagos dy persona te cilet jan derguar ne spitalin e kuksit. A.T dhe E.Gj jane derguar ne spitalin e kuksit per ndihme mjekesore fatmiresisht ndodhen jasht rrezikut per jeten. Te plagosurit ndodheshin ne automjetin VW Touran , ndersa drejtuesi i fuoristrades ishte ne gjendje te dehur."