Rastet e gripit u shtuan shumë këto kohët e fundit, ku spitalet u mbushën plot me pacientë. Të gjitha grupmoshat u prekën nga gripi, i cili shpeshherë u shoqërua me kollë dhe me djegie të fytit.
Mirëpo, një lajm i mirë vjen ku thuhet se numri i të prekurve nga infeksionet respiratore sa vjen edhe po ulet. Kjo tregon që edhe gripi po zbutet në vendin tonë.
Kështu bëjnë me dije mjekët në qendrat shëndetësore.
Kujtojmë që pati edhe shumë fëmijë të prekur nga gripi, ku janë paraqitur në qendrat shëndetësore me temperaturë të lartë.
Gjithsesi, mjekët bëjnë apel që sërish të gjithë të bëjnë kujdes pasi vijojnë luhatjet e temperaturave gjatë mëngjeseve dhe darkave.