Me mbi 12 mijë euro në Rinas, punonjësi i aeroportit: Vajzës t’i vendosej gjobë e jo t’i sekuestroheshin paratë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.02.2020, 19:01

Një 20-vjeçare u kap në Rinas me një shumë parash prej mbi 12 mijë eurosh, të cilat ajo nuk i kishte deklaruar në doganë. Teksa është marrë në pyetje, ajo ka thënë se nuk e dinte se duhej deklaruar shuma e parave që kishte marrë me vete.

Gjatë shpjegimit të saj, 20-vjeçarja rrëfeu se do i përdorte paratë për të bërë shopping jashtë shtetit.

Ndërkohë, policia njoftoi se vajzës iu sekuestruan 12.450 euro dhe po procedohet penalisht. E ndaluara është I.K., banuese në Tiranë.

Mirëpo, një mesazh ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania në lidhje me ngjarjen. Një punonjës në aeroport shkruan se policia kufitare e Rinasit nuk ka asnjë të drejtë të sekuestrojë paratë e të procedojë vajzën, por e vetmja gjë që mund të bëhej është vendosja e një gjobe.

Mesazhi i qytetarit:

Mirmbrema joq, per rastin e asaj vajzes qe ju sekuestruan 12.000 euro ne aeroport... nuk kan te drejte nje gje te till une punoj ne aeroport dhe max mer nje gjob, publikojeni ju lutem.

Më tej, punonjësi ka nisur edhe një foto, ku tregon rregulloren e deklarimit të parave.

Në të thuhet konkretisht:

Deklarimi i rremë apo i pasaktë ose mos deklarimi, bazuar në ligjin e mësipërm, neni 17/1, Administrata Doganore ka të drejtën e vendosjes së gjobës.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit