Po transportonte armë luftarake, anija shqiptare sulmohet nga forcat libiane

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.02.2020, 19:13

Një incident ka ndodhur pranë portit të Tripolit në Libi, ku ushtria vendase (LNA) sulmoi një anije turke, e cila dyshohet se po transportonte armë.

Zyrtarët vendas nuk dhanë shumë detaje në lidhje me dërgesën e pretenduar të armëve në port, e cila mendohet se do të shërbente për betejën mbi kontrollin e Tripolit.

Fraksioni i Ushtrisë Kombëtare të Libisë (LNA), me qendër në lindje, i cili udhëhiqet nga Khalifa Haftar, nisi një fushatë në prill të vitit të kaluar për të marrë nën kontroll Tripolin, në të cilin ndodhet edhe qeveria e njohur ndërkombëtarisht, e mbështetur edhe nga Turqia.

Reuters raporton se forcat lindore të Libisë kanë hedhur katër raketa, ndërkohë nuk dihet nëse ka të lënduar.

Që nga janari, Turqia ka dërgua disa anija që transportonin armë dhe kamionë në Tripoli dhe Misrata, në mbështetje të qeverisë aktuale, e cila ka përplasje me forcat lindore të LNA-së.

LNA mbështetet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti, Jordania si dhe mercenarët rusë.

Ndërkohë lidhur me këtë lajm, burime për "Fax News" bëjnë me dije se anija e sulmuar i përket kompanisë shqiptare "Sh.Trans", ndërsa pjesë e ekuipazhit kanë qenë disa shtetas turq.

Të njëjtat burime konfirmojnë se anija ishte dhënë me qira në Turqi, ndërsa ekuipazhi i shqiptarëve ishte zëvendësuar me turq.

Ajo që mbetet mister është nëse është ndryshuar apo jo flamuri, pasi deri më tani mjeti lundrues nuk ka bërë ç'rregjistrim.

Sulmi së martës ndodhi teksa oficerët e forcave të Tripolit dhe LNA-së u përgatitën të takoheshin për një raund të dytë bisedimesh në Gjenevë, për të vendosur një armëpushim të pëhershëm mes tyre.

Megjithatë, mediat vendase raportojnë se deri më tani ende nuk është marrë një vendim, pasi sulmi i sotëm i ka tensionuar më tej marrëdhëniet.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit