1.15 miliardë euro për Shqipërinë nga donatorët, Lubonja: Rama propagandon, nuk di të menaxhojë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.02.2020, 18:19

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar ditën e sotme Konferencën e Donatorëve 'Together for Albania' që u zhvillua dje në Bruksel. 1.15 miliardë euro u grumbulluan në total për Shqipërinë nga shumë shtete, duke i ardhur në ndihmë për pasojat e rënda që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë, Lubonja për News 24 tha se Rama ka aftësi për të propaganduar, por është i keq në menaxhim. Sa i takon ndryshimeve në ligjin për betimin e gjyqtarëve të Kushtetueses, analisti tha edhe dy fjalë për veprimin e Ramës.

Sipas tij, Rama e bëri këtë ndryshim pasi ndihet i rrezikuar.

Lubonja tha:

Fakti që Shqipëria është në Europë ka ndikuar besoj. Qeveria ka bërë një farë pune pasi Rama është i aftë për të propaganduar për të paraqitur një Shqipëri të tronditur. Suksesi i vërtetë është se sa dhe si do të menaxhohen këto para të cilat mesa di unë nuk janë të gjitha para donatorësh, pra që 700 milion euro janë kredi të buta ose borxh, nuk janë ndihma. Duhet parë si do menaxhohen.Kemi shumë gjëra për të thënë. Rama është kryeministër, dhe kujtdo që do i ndodhte do punonte për të kërkuar ndihma mbi të gjitha është ndihma e ndërkombëtarëve që duhet çmuar në këtë rast. Duhet parë në sy kritik, pasi nuk është e kondicionuar pasi Shqipëria është vendi që emigron më shumë, është dhe një interes i ndërkombëtarëve. A është Rama që mund të menaxhojë më mirë këto para? Jo, është më i keqi i mundshëm.

Më tej, Lubonja u ndal edhe te donacionet e SHBA-ve për Shqipërinë, ku Palmer tha gjatë fjalës së tij se do monitorojnë situatën pasi nuk kanë besim te menaxhimi i parave nga qeveria.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit