JOQ Albania
Home

Aksident i frikshëm në “Daytona 500” përpara syve të Donald Trump
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18/02/2020 17:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“Daytona 500” është një nga garat më të ndjekura dhe më emocionuese në SHBA. Aq sa edhe vetë presidenti, Donald Trump është i marrosur pas kësaj gare, duke u përpjekur të mos humbasë asgjë nga emocionet e saj.

Edhe garën e fundit, presidenti i SHBA-ve, e ka ndjekur nga afër, madje ka zgjedhur të provojë edhe cilësinë e pistës, duke bërë një xhiro me makinën e tij presidenciale.

Pas xhiros së Tramp, gara nisi vrullshëm dhe gjatë saj është regjistruar edhe një aksident i frikshëm.

Mjeti i Rajan Njuman, i cili qëndronte në vendin e parë, humbi kontrollin dhe më pas u përplas me barrierat rrethuese, duke fluturuar në ajër me salto dhe trembur tifozët e pranishëm në tribuna, ku ishte edhe kreu i shtetit.

Makina ka marrë menjëherë flakë dhe është dashur ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse për të shuar zjarrin, që rrezikonte edhe jetën e pilotit.

Njuman është nxjerrë menjëherë nga makina dhe është jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht plagëve të rënda që ka marrë nga përplasja.