Një lëvizje e papritur është zhvilluar në shkollën 9-vjeçare ‘Emin Duraku’ në kryeqytet, ku nxënësit dhe prindërit janë ankuar dhe janë kundër vendimit.
Bëhet fjalë pikërisht për shtyrjen e mësimit dhe më e bukura është që nxënësit e kanë marrë vesh lajmërimin në momentin e fundit.
Së bashku me prindërit e tyre ato janë ankuar për këtë lëvizje të shkollës.
Bëhet me dije se revoltimi vjen si pasojë e shtyrjes së mësimit të pasdites deri në orën 18:25.
Ky orar është shtyrë për ciklin fillor, ku prindërit kanë mbetur të habitur dhe janë shprehur për televizionin 'Fax News' se nuk kanë marrë asnjë lajmërim.