Dha 10 miliardë dollarë për mbrojtjen e planetit, nisin zërat kundër Bezos: Ndalo së ndihmuari kompanitë e naftës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.02.2020, 15:14

Ngrohja globale është një nga problemet më të mëdha me të cilat po përballet bota sot. Miliarderi Jeff Bezos ka themeluar "fondin e tokës së Bezos" dhe është duke u planifikuar që të nisë financimi i projekteve mjedisore në verë.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos ka njoftuar se do të investojë 10 miliardë dollarë në luftën kundër ndryshimit të klimës. Kësti i parë nga kjo shumë do të jepet në verë.

Në një postim në rrjetet sociale, miliarderi ka shkruar:

Toka na përket të gjithëve, le ta mbrojmë së bashku.‘‘

Ndryshimet klimatike janë një kërcënim i madh me të cilat po përballet planeti tokë. Bezos ka thënë se ai dëshiron të punojë me këdo që ka ide për të ndaluar efektet shkatërruese të ndryshimit të klimës në planetin tonë.

Po ashtu ai ka bërë me dije:

Kjo iniciativë globale do të financojë shkencëtarë, aktivistë dhe organizata joqeveritare që të bëhet çdo përpjekje që ofron një mundësi reale për të kontribuar në ruajtjen e planetit tonë. Ne mund ta shpëtojmë tokën. Aksione kolektive duhet ndërmerren nga ndërmarrje të mëdha, kompani të vogla, shtete, kombe, organizata globale dhe individë. Nga të gjithë.’’⁣⁣

Ka dhe nga ata që nuk e kanë besuar këtë nismë të miliarderit dhe kanë thënë:

Kur Amazon do të ndalojë së ndihmuar kompanitë e naftës dhe gazit që e shkatërrojnë më shumë tokë, atëherë do të jetë i besueshëm.’’

Bezos është një nga njerëzit më të pasur në botë, por kohët e fundit ai ka dhuruar shumë nga pasuria e tij për bamirësi.

Burimi: Bild/ Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit