‘S’kemi punëtorë’, Rama inspekton punimet pas tërmetit në Durrës: “Fusni punonjës bashkie, paguajini dyfish”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.02.2020, 14:13

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në zonën e plazhit në Durrës.

Ai ka qenë i shoqëruar nga zëvendës ministrja e Brendshme, Rovena Voda dhe së bashku kanë bërë inspektimin e punimeve në njërin prej pallateve të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

I gjendur përballë ankesës së ndërtuesit për mungesë punëtorësh, Rama i ka kërkuar zëvendës ministres së Brendshme Rovena Voda të fusë në punë punëtorët e Bashkisë.

Po ashtu tha se është miratuar ligji në parlament dhe se do vijnë punëtorë nga jashtë.

Ky është problem, duam punë, duam punë por kur vjen puna për punë mirë që duan punë shteti por edhe kur iu thonë hajde verifikohuni jo të gjitha janë. Kjo është dhe në rajon por këtu tek ne… Ndaj ne kaluam ligjin, që rindërtimin ta kemi pa probleme, do i sjellim punëtorët nga jashtë. Vijnë nga fundi i botës për të punuar në Shqipëri, këta duan rroga shteti. Të marrin punëtorët e ndërmarrjeve, pagën që marrin atje dhe këtë që iu ofron e të punojnë. Konsiderojeni dy punësim, le të marrin dyfishin e pagës, s’ka problem… Çfarë pune di të bësh, asgjë. Çfarë pune do të bësh, doganier.”

Rrugës për inspektimin e një tjetër godine Kryeministri ka parë tre djem në kafe dhe iu foli:

Rama: Hë mo çuna, po rrini, pa punë?

Të rinjtë: Pa punë.

Rama: Po ja ku ka punë, pse nuk shkoni?

Të rinjtë: Në ndërtim?

Rama: Pse çfarë do ti?

I riu: Kam mbaruar shkollën?

Rama: A ke mbaruar shkollën, jurist.

Ai la porosi që mungesa e punëtorëve të zgjidhet me urgjencë:

Kjo e punëtorëve duhet zgjidhur me urgjencë, duke kombinuar punëtorët e bashkisë me të huaj dhe pastaj kush do të vijë nga këta juristët që rrinë aty”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit