Arben Ahmetaj: “295 milionë euro i janë falur Shqipërisë, 885 milionë euro janë kredi”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 18.02.2020, 13:32

Çfarë dje u trumbetua si arritje e madhe në Konferencën e Donatorëve sot u pa më qartë.

Shqipëria dje mblodhi 1.15 miliardë euro në Bruksel për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit.

Por si duket entuziazmi nuk ka zgjatur më kur vetë ministri i Rindërtimit në qeverinë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj, sqaroi shifrat dje mbrëma i ftuar në “Opinion”.

I ardhur direkt nga Brukseli, Ahmetaj ka qartësuar se vetëm 295 milionë euro janë të falura ose grante, pjesa tjetër prej 885 milionë eurosh, janë kredi të buta, me një kosto shumë të ulët, me përqindje interesi nën 2%.

Pra si duket vetëm, 25.6% e 1.15 milardë eurove janë dhurata ndërsa 74.4% janë kredi.

Analisti Redi Shehu ka analizuar situatën përmes një postimi në Facebook:

Statusi i plotë i analistit, Redi Shehu:

Sipas të dhënave zyrtare nga ministri Arben Ahmetaj, Shqipërisë në Konferencën e Donatoreve, i janë dhënë 295 milion euro në grante e dhurata, dhe 885 milion në kredi dhe projekte. Pra 25.6% te 1.15 milardë eurove janë dhurata dhe 74.4% janë kredi. Duhen falënderuar sinqerisht të gjithë ata vende të cilët shfaqen solidaritetin me Shqipërinë si në formën e grantit ashtu edhe ne formën e huave. Gjithashtu, duke iu referuar ministrit Ahmetaj, Franca ka dhënë vetëm 1 milion euro grant dhe 60 milionë kredi. Italia 5 milion grant dhe 60 milion kredi, duke rrezuar optimizmin e nxituar të mediave mbi çudite e Francës. Është interesant fakti se vetëm Emiratet, Turqia dhe Katari kane dhënë 121 milionë dhurata nga 295 si total, pra 41% nga 100 shtete donatore. Ndërsa në fondin prej 885 milionë si kredi, vetëm Banka Islamike për Zhvillim ka dhene 365 milion, pra 41.2% të totalit të huave. Këto shifra duhet të na kujtojnë miopinë dhe dashakeqësinë 30 vjeçare të disa qarqeve politiko-kulturore të Tiranes në lidhje me statusin tonë ne Konferencën Islamike. Shifrat tregojnë se sa kundër interesave tona kanë punuar këto qarqe, dhe sa gabim e kishin."

Dje u tha se Shqipërisë iu dhuruan 1.15 miliardë euro por si duket vendi ynë është në borxh me BE pas Konferencës së djeshme të Donatorëve, borxh që duhet ta shlyejë kur të vijë koha.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit