JOQ Albania
Home

Shpërndanin drogë në gjithë Durrësin, babë e bir e pësojnë keq
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18/02/2020 11:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Babë e bir janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen për shpërndarje droge.

Policia njofton se  shtetasit me inicialet I.Ç., 57 vjeç dhe B.Ç., 29 vjeç, banues në Durrës u arrestuan në flagrancë.

Pas kontrollit në banesën e shtetasit I.Ç., u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 automjete të tipit “Benz Ml” dhe “Volksëagen”, të cilat përdoreshin në funksion të aktivitetit.

Gjithashtu u gjetën edhe 2 peshore elektronike, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, 2 palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.