Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:25, ku autobusi i linjës "Tirana e Re" është përplasur me një mjet të policisë.
Policia njofton se si pasojë e përplasjes dhe frenimit të menjëhershëm të mjetit autobus kanë mbetur të dëmtuar tre pasagjere në autobus, F.D 53 vjeçe, S.GJ, 65 vjeçe dhe V.M 48 vjeçe.
Të plagosurat u dërguan menjëherë në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.