Mero Baze: Rama është hero! E përballoi tërmetin fizikisht dhe politikisht në kufijtë e mbijetesës

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 18.02.2020, 07:59

Fondet që Shqipëria siguroi në Konferencën e Donatorëve për të rindërtuar banesat e shembura nga tërmeti, mori vëmendjen e të gjithëve. Shumë shtete dhuruan para për personat e prekur.

Mirëpo, sipas gazetarit Mero Baze, për këtë ka vetëm një hero, të cilit duhet t’i përulemi. Ai është Edi Rama.

Sipas Bazes, Rama ka përballuar tërmetin e 26 nëntorit, me një betejë fizike dhe politike në “kufijtë e mbijetesës”.

E madhe të thuash “e përballoi”, kur më shumë se gjysma e personave të prekur nga tërmeti jetojnë ende në çadra, edhe pse i ftohti vazhdo të jetë i pranishëm.

Kontributi i shqiptarëve, ishte në nivelet më të ulta në llogarinë qeveritare që Rama hapi në e-Albania dhe më së shumti u dhuruan në fondacionet bamirëse. Deri më tani nuk është marrë asnjë veprim për rindërtimin e disa banesave emergjente, por thjesht janë harxhuar para për platforma dixhitale dhe aplikacione.

Vetëm Mero Baze mund ta shohë heroin te Rama, pasi shqiptarët ende nuk kanë parë një çati mbi kokë.

Shkrimi i plotë i Mero Bazes:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, arriti të bindë mbi 100 vende të Europës, Azisë dhe SHBA, të ndihmojnë Shqipërinë me një shumë që duket se po kalon mbi 1 milardë euro, çka është dhe përllogaritja maksimale e dëmeve të shkaktura nga tërmeti.

E di që në këto raste, së pari duhet t’u përulemi atyre që dhuruan para për fatkeqësinë tonë, të gjithëve me radhë, si ata që bënë dhurata simbolike, dhe ata që na befasuan me ndihmën e tyre të jashtëzakonshme, si Franca dhe Italia. Të gjithëve duhet t’u përulemi si miq në ditë të vështirë.

Por nga pala shqiptare në këtë histori ka vetë një hero, dhe këtë duhet ta pranojmë pa komplekse. Ai është Edi Rama.

Ai e përballoi personalisht betejën psikologjike të pas-goditjes nga tërmeti, në një betejë fizike dhe politike, në kufijtë e mbijetesës. Fushata e tij “#Ti nuk je vetëm”, përballja me gërmadhat e tërmetit, me panikun e qytetarëve, karagjozllëqet e tij me të çmendur e normalë, me njërëz që u kishte humbur gruaja apo qeni, skenat me pleq të dërrmuar nga fatkeqësitë dhe fëmijëve që i takonte pasi ishin hedhur nga ballkonet, pastaj në spital në Itali me Ronaldon, pastaj duke i çuar në shkollë, zhytja në polemika të pista me opozitën e Sali Berishës, që donte të ndillte zi dhe pesimizëm, përlarja me spekulantët e fushatës së ndihmave, që herë shfaqeshin si hoxhë, e herë si të dërguar të Zotit, sistemimi i njerëzve në hotele në fazën e parë, skema e qirave falas për të mbeturit jashtë dhe më në fund, thirrja plot shpresë për Konferencën e Donatorëve, kanë qenë një dokumentar i tipit “Netflix”, meritat e të cilit duhet t’ia njohim Edi Ramës, qoftë si kryeminsitër, qoftë si regjisor, qoftë si aktor, a si të keni qejf.

Ai e përballoi këtë fushatë duke pasur përballë opozitën e ndyrë të Sali Berishës dhe Ilir Metës, që tentuan të ngjallin mosbesim, zi dhe humbje shprese, ndaj donatorëve të huaj dhe shqiptarë.

Përjashto Lulzim Bashën, që mbajti një qëndrim dinjitoz dhe nuk ju bashkua atyre që dolën të humbur nga kjo fushatë, Edi Rama është sot i fituar si kryeministër, i fituar si qytetar, por po deshët, dhe si aktor dhe regjisor.

Në fund të fundit, dhe sikur ta ketë parë gjithë katastrofën si skenë teatri, i është dashur të rrijë aty 16 orë në këmbë. Vlerësojeni dhe për këtë.

Më tej, Edi Rama ka arritur një fitore të mahnitshme duke bindur donatorët më skeptikë të Europës, thjesht nga këmbëngulja personale. Çdo para e dhënë për Shqipërinë, është në fakt para e kërkuar me ngulm si një lypsar modern, nga Edi Rama.

Një kryeministër që ka mundur të bindë personalisht çdo kryeministër të Europës apo Lindjes së Mesme që duhet ndihmuar Shqipëria, është një kryeministër që i ka dalë zot vendit të tij.

Për një vend të izoluar, të nënvleftësuar, të injoruar dhe pa pikë kredibiliteti si Shqipëria, një shumë e tillë parash është një sukses personal i Edi Ramës.

Ndoshta ai do të dëshmojë ndonjë ditë se çfarë metodash ka përdorur, si i ka trembur, apo joshur, si i ka bindur, apo prekur në sedër me njëri- tjetrin, por dhe po u tregua modest dhe nuk e bëri, të gjithë janë të qartë se kjo është një fitore e skenarit të tij.

Tani shajeni Edi Ramën, urrejeni, i thoni që nuk të do Europa, nuk të do SHBA, a çfarë t’u vijë në mendje. I thoni i droguar, i korruptuar, mik i Vuçiçit apo Erdoganit, thojini që të ka sharë Klodiana apo Çim Peka, por mos harroni të thoni se kur ke vrerë-hedhës të tillë në Shqipëri, dhe ndodh që ke gjithë botën me vete, diçka nuk shkon në çmendinën shqiptare.

Dhe mos guxoni më të mallkoni Shqipërinë dhe të ndillni fatkeqësi të tjera, se mund t’i gjejë përsëri dhe kaq para. Dhe ec e duroni atë gjithë jetën.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit