E thotë studimi: Të kesh një motër të bën më të lumtur dhe më optimist

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.02.2020, 01:56

Të kesh një motër ose një vëlla është një nga gjërat më të bukura në jetë.

Jo rrallë ndodh që marrëdhëniet mes motrave dhe vëllezërve mund të krahasohen edhe me marrëdhëniet e dy personazheve të famshëm të serialeve vizatimore, "Tomi dhe Xheri".

Megjithatë, ata janë gjithmonë pranë jush, për të ndarë çdo gjë me ju dhe për t'ju dëgjuar e mbështetur pa kushte.

Së fundmi, studimet e reja kanë zbuluar se personat që kanë një motër janë më të lumtur se sa ata që nuk kanë.

Hulumtimi u krye nga studiuesit e Universitetit De Montfort në Leicester dhe Universiteti Ulster në Irlandën e Veriut.

Në këtë studim morën pjesë 570 persona midis moshës 17 dhe 25, të cilët u pyetën për sërë temash të ndryshme, përfshirë pyetjet psikologjike dhe për shëndetin mendor.

Studimi tregoi se të anketuarit që kishin një motër u inkurajuan të komunikojnë hapur për ndjenjat e tyre, gjë e cila u dha atyre një këndvështrim më pozitiv për jetën.

Profesori Toni Cassidy, i cili kreu studimin, tha:

Motrat duket se inkurajojnë komunikimin më të hapur në familje. Megjithatë, vëllezërit duket se kanë efekt alternativ. Ndarja e emocioneve dhe ndjenjave është thelbësore për shëndetin mendor dhe motrat e promovojnë këtë gjë në familje. Djemtë zakonisht kanë tendencë të natyrshme të mos flasin për këto gjëra. Djemtë janë më të prirur të mos i shprehin ndjenjat dhe emocionet. Ndërsa me vajzat ndodh ndryshe, pasi ato janë më të prirura për t'i shprehur ndjesitë e tyre."

Cassidy theksoi se mbështetja e motrave është veçanërisht e dobishme për personat që vijnë nga familje me prindër të divorcuar.

Hulumtimi mbështetet edhe nga një studim i ngjashëm që u bë në vitin 2010 nga studiues të Universitetit Brigham Young në Utah.

Studimi i cili përfshinte 395 familje zbuloi se ata që kishin një motër, ishin persona më të dashur dhe më të lumtur. Megjithatë, ky studim tregoi që edhe vëllezërit sjellin veçori pozitive në familje.

Burimi: Unilad|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit