Një ngjarja e pazakontë ndodhi paraditen e të hënës në qytetin bregdetar të Vlorës, ku tre automjete u gjetën të zhytura në det.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se tre mjetet tip fuoristradë ngecën në tentativë për të tërhequr një skaf.
Këto dyshime janë shtuar pasi një prej makinave ishte e pajisur me karrel.
Ngjarja u regjistrua në zonën e Lungomarës, në afërsi të plazhit publik.
Ndërkohë pasditen e të hënës është shënuar një tjetër episod i pazakontë.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme të publikuar nga "Fax", një skaf është filmuar duke bërë "xhiro" në qytetin bregdetar.