Provokimet greke në jug të vendit, shpërthen historiani: Shteti shqiptar ka ulur b*thën para Greqisë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.02.2020, 23:24

Vetëm pak ditë më parë, në fshatin Derviçan të Dropullit, u vendos busti i një ekstremisti anti-shqiptar.

Ngjarja shkaktoi reagime të forta në opinion publik, ndërsa i vetmi reagim që bëri shteti shqiptar ishte ndalimi i disa anëtarëve të një shoqate patriotike shqiptare, që donin të protestonin paqësisht para bustit të Vasil Shahinit, duke lexuar një deklaratë për mediat.

Vasil Shahini u vra nga komunistët më 18 nëntor të vitit 1943. Ai u akuzua si "koka" e agjenturës greke në Shqipëri, që kishte qëllim bashkimin e jugut të Shqipërisë me Greqinë.

Së fundmi, historiani Arben Llalla, ka reaguar ashpër ndaj këtyre provokimeve greke në territorin shqiptar, ku ceku edhe rastin e Kaçifasit.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin "360 Gradë", Llalla u shpreh se Shqipëria ka qenë gjithmonë tolerante ndaj Greqisë.

Sipas tij, Shqipëria ka ulur b*thën përballë Greqisë, duke e toleruar në shumë çështje.

Ai tha:

Le të flasim për Kacifasin dhe provokimet. Çfarë ndodhi në Athinë kur institucionet greke organizuan paradën për 106 vjetorin për aneksimin e jugut të Shqipërisë. Me britmat e tyre nën bekimin e priftit mallkuan shqiptarët. Unë kam shkruar një shkrim në 2018, ku kam thënë se Kacifas ishte një element i rrezikshëm. Shteti shqiptar ka toleruar shumë, ose mund të them që i ka ulur b...t para Greqisë. U ka thënë urdhoni hajdeni. Kemi zgjerimin e varrezave në Përmet, kemi pagëzimin e eshtrave të fëmijëve të Kosinës, që janë bërë “ushtarë grekë”. Sa për atë që bëri vetëvrasje, unë e kam thënë dhe atëherë, qeveria greke heshti, fshatarët atje në Bularat heshtën. Unë kam qenë në Bularat, kam pirë kafe atje, aty ishte dhe shoferi i konsullatës greke të Gjirokastrës. Ai më tha se Kacifas ishte rrugaç.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit