JOQ Albania
Home

Ndodh në Tiranë! Dy persona vjedhin dy biçikleta në të njëjtin vend brenda pak minutash
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17/02/2020 22:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rastet e vjedhjeve janë shtuar në mënyrë të frikshme në vend, sidomos gjatë muajve të fundit.

"Skifterët" duket se nuk po kursejnë asgjë dhe kanë nisur të grabisin ç'tu dalë përpara.

Së fundmi, një qytetar ka denoncuar rastin e grabitjes së dy biçikletave brenda pak minutash në rrugën e Kavajës.

Ai shprehet se biçikletat janë vjedhur nga dy persona të ndryshëm, në një hark kohor prej 12 minutash.

Siç shihet dhe në video, grabitja e parë ka ndodhur rreth orës 07:40 të mëngjesit, ndërsa e dyta rreth orës 07:52.

Ata marrin dy biçikletat e parkuara në trotuarin e rrugës, pa e prishur aspak terezinë, në një kohë kur po kalonin shumë qytetarë të tjerë.

Nuk dihet nëse dy personat kanë qenë bashkëpunëtorë me njëri-tjetrin.

Videoja është filmuar nga kamerat e sigurisë së një biznesi mëngjesin e djeshëm.

Mesazhi i plotë: 

Prsh joq. Kan ndodh dy grabitje ne rrugen e kavajes afer globe, njera ne oren 7:40 dhe tjetra ne oren 7:52. Njeri vjen ne fillim mer njeren, pastaj vjen nje person tjeter dhe merr bicikleten tjeter. Flm nese e postoni"