JOQ Albania
Home

16-vjeçarja, e vetmja që shpëtoi nga tragjedia në Bulqizë, e afërmja: Goca nuk mban mend gjë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 17/02/2020 20:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të tjera detaje vijojnë të dalin në dritë nga tragjedia në Ostren te Bulqizës, ku humbën jetën nëna me dy fëmijët e saj. Bëhet me dije se sërish dyshohet se shkak i vdekjes është bërë dioksidi i karbonit i çliruar nga soba me dru.

E vetmja që shpëtoi ishte 16-vjeçarja, e cila tanimë ndodhet në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Ajo po vijon të trajtohet në spitalin toksikologjik të QSUT.

"Analizat thonë dioksid karbon, nga zjarri", ka thënë e afërmja e familjes Tola.

Më tutje, Lumturie Bajrami ka treguar edhe gjendjen e të miturës, ku shprehet se ajo nuk mban mend gjë.

Ajo shtoi:

Goca nuk mban mend asgjë. Dje paradite e ka kuptuar se ishte në spital. Më thoshte më nxirr në divanin tjetër sepse kujtonte se ishte në shtëpi.

I traumatizuar për këtë ngjarje të rëndë është dhe kryefamiljari, i cili është gjithashtu në kujdesin e mjekëve dhe mbahet nën kontroll falë qetësuesve.