JOQ Albania
Home

Problematika në rrugë te ish fusha e Aviacionit, qytetarët: Janë aksidentuar shumë njerëz, asnjë masë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 17/02/2020 20:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shumë qytetarë shprehin pakënaqësi për rrugët te ish fusha e Aviacionit, aq më tepër banorët. Ata theksojnë se rrugët janë të mbushura me gropa si dhe shpeshherë ka pasur njerëz të aksidentuar në atë zonë.

Qytetarët kanë vetëm një kërkesë të thjeshtë fare: t'u rregullohet rruga. Edhe pse bashkia ka premtuar se do të vendosë dorë në këtë zonë, mesa duket fjala e dhënë qenka harruar.

Gjithashtu, në atë zonë mungojnë edhe trotuaret, gjë që ia bën më të vështirë kalimin qytetarëve.

Po kjo rruga është shumë e rrezikshme sepse këtu kalojnë edhe motorët dhe makinat e nuk ndalojnë fare. Kalojnë dy a tre makina dhe ne mbetemi në mes dhe nuk kemi se ku të kalojmë.

Por ja çfarë thotë dikush për aksidentet në atë zonë.

Aty janë përplasur shumë herë makina dhe njerëz kanë aksidentuar. Kjo ka filluar na kanë thënë se do ta rregullojnë por nuk kanë bërë asgjë.