JOQ Albania
Home

Tërmeti në Shqipëri, Kosova jep 200 mijë euro për rindërtimin dhe burime teknike
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 17/02/2020 19:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Edhe Kosova dha kontributin e saj për Shqipërinë gjatë konferencës së donatorëve 'Together for Albania' që u mbajt në Bruksel. Bëhet me dije se Kosova ka dhuruar 200 mijë euro në formën e granteve.

Duhet kujtuar që Kosova nisi ekipe të kërkim-shpëtimit që ditën e parë të fatkeqësisë, duke i qëndruar pranë Shqipërisë më 26 nëntor e më tutje.

Përfaqësuesi i Kosovës gjatë fjalës së tij tha se që në momentin e parë u dhuruan 500 mijë euro nga fondet e emergjencës.

Por Kosova nuk kursehet me ndihma ndaj nesh. Bëhet me dije se do ofrohen edhe burimet e tyre teknike kurdo që të jetë e nevojshme.

"Angazhojmë mbështetjen tonë në forma të tjera, duke ofruar burimet tona teknike sa herë të jetë nevoja",- shtoi përfaqësuesi i Kosovës.