JOQ Albania
Home

Punonjësi i Bashkisë ndërron jetë pasi del nga puna
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 17/02/2020 19:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 50-vjeçar ka humbur jetën pasditen e 17 shkurtit.

Sopot Kamberi, një punonjës i Bashkisë së Delvinës, në funksion Përgjegjësi i Gjendjes Civile Delvinë, është ndjerë keq sapo ka dalë nga puna.

Ai u transportua menjëherë në spital por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.

Dyshohet se 50-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.