JOQ Albania
Home

Deri më tani 80 bagëti të ngordhura, fermeri ende asnjë përgjigje nga Ministria e Bujqësisë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 17/02/2020 17:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në fillim u raportua se i kishin ngordhur 70 krerë dhi, por shifra sa vjen edhe rritet. Faik Nelku është një fermer i cili, ka rrëfyer se gjithsej kishte 140 bagëti (dhi) dhe i kanë ngordhur 80 deri më tani.

Ai jeton në fshatin Dobresh, ku thekson se ngordhjet e bagëtive po bëhen në mënyrë masive dhe pa ndalesë.

Fermeri shprehet:

Rreth 80 kanë ngordhur, kisha gjithsej 140 (dhi) të regjistruara me NIPT, dhe 10 të tjera që i kam blerë. Që me datë 30 janar kanë ngordhur 2 sot 10 nesër. Ngordhje masive pa ndalesë. Nuk kanë qenë të sëmura fare. Ngordhën tre pastaj erdhi veterineri më tha se çdo bëja dhe i çuam analizat tek IKV-ja.

Nelku nga ana tjetër ka ngritur disa dyshime mjaft të forta, ku shton se bagëtitë mund të kenë ngordhur pasi ai mund të ketë ngatërruar vaksinë.

Ai shtoi:

Një tjetër veteriner më ka thënë që pse e bërë ketë vaksinë, duhet të kishe bërë këtë (një tjetër vaksinë). Veterineri i zonës më ka dhënë vaksinën që kam bërë, ndërsa veterinerët privatë më kanë thënë që duhet bërë një vaksinë tjetër. Kam marrë veteriner në Tiranë, Elbasan, Librazhd dhe të gjithë më kanë thënë se duhej një vaksinë tjetër. Bëra tre vaksina dhe tani nuk pranojnë të bëj të tjera, pasi mund të ngordhin përsëri.

Më tutje, sërish fermeri thotë se nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Ministria e Bujqësisë në lidhje me situatën.

Në fund ai tha:

Groposjen e bëra vetë. Me makineri, me fadroma, i kam paguar dhe kanë bërë groposjen. Pa përfaqësues të ministrisë së bujqësisë. Vetëm i ngarkonim dhe i groposnim. E mora doktorin sot për t’i bërë parapritë’ më tha mos e bëj, pa bërë 40, le të vazhdojë ngordhja. Nga ministria ende nuk kam një përgjigje, kërkesën e kam çuar të premten. Kecave ua kam bërë pardje, por në atë rrugë janë, po ngordhin.