JOQ Albania
Home

“Do rriten pensionet”, gazetarja shkrihet së qeshuri pasi jep lajmin që s’e beson as vetë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/02/2020 12:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Momenti kur ajo nisi duke qeshur me të madhe në studio ka qenë lajmi për rritjen e pensioneve në vend. Ndoshta sepse vendimet dhe interpretimet politike janë humor i madh sot, kudo në botë.

Madje edhe për gazetarët, ka raste që u del situata nga duart aq sa harrojnë që po shihen "live" nga shumë njerëz nëpërmjet ekranit. Kështu ndodhi dhe me njjë gazetare ruse, Aleksandra Novikova, e cila ka qeshur me të madhe gjatë raportimit të lajmeve, në studio.

Momenti kur ajo ka nisur duke qeshur ka qenë lajmi për rritjen e pensioneve në vend. Ajo po fliste për përfitimet financiare që do të siguronin personat me aftësi të kufizuara dhe veteranët e luftës, si dhe një rritje për pensionistët, por ky lajm i është dukur shumë qesharak.

Kjo, pasi ndodh që inflacioni të jetë rritur shumë më tepër dhe si pasojë fuqia blerëse, pavarësisht rritjes së pretenduar, mund të ketë rënë.

***

Burimi: RT| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA