JOQ Albania
Home

Vajza vdes pasi përdori pilulën për dobësim, tronditëse ajo që gjetën brenda kokrrës “magjike”
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/02/2020 14:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë 21 vjeçe gjeti vdekjen pasi piu disa pilula dobësuese. Eloise Parry, angleze nga Shrewsbury, gjeti vdekjen në vitin 2015, por vetëm këtë javë janë zbuluar detaje nga përmbajtja e pilulës që i shkaktoi vdekjen.

Brenda saj u gjetën substanca kimike, të cilat janë përdorur në eksplozivët e Luftës së Parë Botërore. Kjo gjë u deklarua në gjykatë në vijim të procesit për zbardhjen e përgjegjësive mbi vdekjen e saj. Eloise ishte diagnostikuar nga bulimia dhe ishte bërë psikologjikisht e varur nga substanca kimike.

Bernard Rebelo, 32 vjeç nga Gosport, në Hampshire, po përballet me procesin gjyqësor, i akuzuar për vrasje me dashje, i akuzuar se ka blerë substancën, DNP, në një fabrikë kimike në Kinë. Më pas e kishte shitur te persona të ndryshëm nëpër botë, me synim dobësimin.

Substanca është një pluhur i verdhë, i cili shkakton mosfunksionim të shumë organeve, koma dhe arrest kardiak. Gjatë Luftës së Parë Botërore përdorej për prodhimin e municioneve.

Nga hetimet e kryera rezultoi se Rebelo e kishte blerë substancën në një fabrikë kimike në Kinë në vitin 2013 dhe e kishte shitur online për dobësim.

***

Burimi: IlMattino| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA