JOQ Albania
Home

Stuhia Kiara bën të paimagjinueshmen, i ndryshon rrjedhën ujëvarës
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17/02/2020 14:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Skoci gjatë stuhisë Kiara. Era e fortë i ka ndryshuar rrjedhën ujëvarës.

Ngjarja ka ndodhur në Campsie Fells. Për disa çaste ujëvara duket sikur nuk ka rrjedhur për poshtë, por për lart. Gjithçka ka ardhur si pasojë e stuhisë Kiara, e cila u përpas në Europën Veriuore, duke shkaktuar 7 viktima dhe shumë dëme.

Si pasojë e kësaj stuhie, në Francë rreth 130 mijë banesa kanë ngelur pa energji elektrike, ndërsa në Paris është mbyllur Kulla Eifel. Probleme kanë paraqitur edhe Holanda e Britania e Madhe. Në Gjermani, tre persona janë plagosur rëndë.

Probleme gjithashtu janë shkaktuar edhe në udhëtimet me tren e avionë, me fluturime e udhëtime të anuluara.

***

Burimi: IlSole24| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA