UKT hap rubinetin dhe derdh lekët “lumë” ! 70 MLN për një Software

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17.02.2020, 13:01

“Çudia më e madhe tre ditë zgjat”, është një shprehje e famshme në filmin e “14-vjeç dhëndërr”. Pasi do të harxhojë 50 milionë lekë për një numër të gjelbërt, tani Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka vendosur të shpenzojë dhe disa miliona lekë nga taksat e qytetarëve për ndërtimin e një software.

Tenderi me objekt “Zhvillim Software për taksën e ndërtesës”, është fituar nga “ Xpert Systems”, e cila do të përfitojë plot 70 milionë lekë për ofrimin e këtij shërbimi. Në garë kanë marrë pjesë vetëm dy kompani dhe fituese ka dalë kompania me vlerën më të lartë të ofruar.

SPECIFIKAT E TENDERIT

Por kjo nuk është më e çuditshmja, pasi më i çuditshëm dhe më tronditës është fakti se UKT-ja do të harxhojë 70 milionë lekë për ndërtimin e një software, pasi nga kërkimet tona rezulton se çmimi më i lartë për ndërtimin e një software shkon maksimumi 5000 euro.

Pra UKT-ja do të ndërtojë një software me një çmim 12-fish më të lartë se sa kushton në realitet.

Ndërsa qytetarët vuajnë mungesën e ujit, ky fakt nuk e pengon aspak drejtorin e UKT-së Redi Molla që të hedhë miliona pa fund për shërbime që nuk ua rregullojnë problemin e ujit, banorëve të Tiranës.

Nëse ndërtimi i një software kushton vetëm 5000 euro, lind pyetja se ku do të shkojnë pjesa tjetër e parave? Në xhepat e drejtorit apo të kompanisë?

Meqë tani ka filluar të “funksionojë” edhe reforma e re në drejtësi, mbetet për t’u parë nëse do të merret në shqyrtim ky tender, apo edhe ky do të anashkalohet si tenderat e tjerë abuziv.

Ndërsa kompania “ Xpert Systems” me aksioner Renald Govën dhe Darin Gëzdarin nuk është ndonjë kompani e panjohur, sepse sipas të dhënave të Thesarit në vitet 2015-2019 ka përfituar nga buxheti i shtetit 470 milionë lekë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit