Mario Balotelli ka rënë së fundmi viktimë e shantazhit.
Sipas asaj që shkruan "Giornale di Vicenza", një 18-vjeçare dyshohet se është përpjekur të marrë 100 mijë euro prej tij, në mënyrë që të mos e raportojë lidhjen intime mes tyre.
Sipas vajzës, të dy kishin një lidhje kur ajo ishte e mitur dhe kur Mario luante në France te Nice.
Megjithatë, SuperMario, nuk ishte në dijeni të moshës së saj.
Lojtari i Brescias nuk u dorëzua me shantazhe dhe denoncoi episodin, me zyrën e prokurorit të Vicenza që tashmë e mbylli çështjen.