Ministria e Shëndetësisë harxhon miliarda lekë në tendera, shërbimi nëpër spitale ku thërret qameti

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 16.02.2020, 13:01

Edhe pse në fushën e Shëndetësisë vazhdojnë të hidhen miliardë lekë, në spitalet e të gjithë vendit kushtet dhe shërbimi në to, lë shumë për të dëshiruar.

Por kjo gjë nuk e ka ndaluar aspak Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që të vazhdojë të shpallë tendera me shifra stratosferike, paçka se shifrat nuk akordojnë më atë çfarë shërbehet nëpër ambientet spitalore.

Oreksi vjen dukë ngrënë” thotë një fjalë e urtë popullore, kështu ka ndodhur edhe me këtë dikaster, pasi shifrat monetare të tenderave vazhdojnë të kenë një rritje progresive.

Tenderi i fundit i shpallur nga Ministria e Shëndetësisë e kalon kufirin e lartë monetar. Por kjo nuk është hera e parë që tenderat e kësaj ministrie ta kalojnë kufirin e lartë monetar.

Tenderi me objekt “Blerje barna Anti-infektive të përgjithshëm, Anestezi Reanimacion, Antituberkulare, Antineoplastike dhe immunomodulatore, antiparazitare, dermatologjike, hormonale sistemike, hormonet seksuale, Gjaku dhe organet formuese te gjakut dhe Sistemi Respirato”, fondi i tij limit është 61 miliard lekë. Fituesit do t’i kryejnë këto shërbime për 24 muaj, ndërsa është i ndarë në 121 lote.

Një fakt që bie në sy është se nga Agjencia e Prokurimit Publik nuk janë bërë publike dokumentat e tenderit, kjo gjë ndodhte edhe me një tender tjetër me shifra stratosferike e shpallur nga Ministria e Shëndetësisë, ku APP-ja nuk jepte informacion.

Ndërsa të vetmet informacione që jepen për këtë tender gjenden në Buletinin e Njoftimeve Publike. Një gjë është e sigurt se këto para nuk do të shkojnë në duart e një biznesmeni, pasi një nga specifikimet teknike është që duhet të jenë dy ose më shumë kompani të bëra bashkë.

Një fakt shumë interesant është se dy tenderat e fundit që kanë të bëjnë me shërbimet e produkteve mjekësore në total kapin shifrat e çmendura prej 116 miliardë lekësh.

Por a përputhen këto shifra të çmendura me realitetin e vërtetë dhe të hidhur që gjendet nëpër ambientet spitalore në të gjithë vendin.

Apo “Rilindja” po zbaton thënien e famshme të Eduard Shalsit, që “nuk do vjedhim në mënyrë kaq flagrante”. Pasi po vjedhin në një mënyrë të ndryshme nga opozita dhe madje më të hapur se qeveria paraardhëse.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit