JOQ Albania
Home

Ushtari i bën propozimin e veçantë për martesë të dashurës, përdor tanket e artilerisë së rëndë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16/02/2020 9:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ushtar në Rusi ka shfrytëzuar ditën e të dashuruarve për t'i propozuar njeriut të tij të zemrës. Për ta bërë sa më special këtë moment, ai ka përdorur tanket e ushtrisë dhe gjithë “artilerinë e rëndë” që kishte në dispozicion.

Ai i ka propozuar për martesë të dashurës së tij duke formuar një zemër të veçantë, ndërsa në dorë mbante unazën e martesës për personin special.

Në pamjet e publikuara nga Ministria e Mbrojtjes, 16 tanke rrethojnë çiftin në formë zemre ndërsa djali bën propozimin.

***

Burimi: Euronews| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA