Lionel Messi o kalon momente të vështira. Ylli argjentinas nuk po arrin të gjejë rrugën e golit me skuadrën e Barcelonës në ndeshjet e fundit dhe forma e tij e dobët duket se po ndikon edhe te morali i skuadrës.
Fituuesi i "Topit të Artë" është në ecurinë e tij më të dobët në gjashtë vitet e fundit në La Liga, sa i përket shënimit të golave.
Messi ka katër ndeshje pa shënuar gol, dhe në një situatë më të keqe ishte vetëm në janarin e vitit 2014. Atë kohë, Messi nuk shënonte për tetë ndeshje radhazi.
Aktualisht, Messi numëron vetëm 14 gola në 19 ndeshje në La Liga, duke përfshirë dy het-trike kundër Mallorca dhe Celta Vigos. Të gjithë shpresojnë që 32-vjeçari të lërë pas këtë krizë dhe të rikthehet ai që njohim të gjithë.