JOQ Albania
Home

Shoferi shpëton burrin që po digjej brenda kamionit, 20 të tjerë nxjerrin telefonat dhe i filmojnë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 16/02/2020 9:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ky është momenti kur një burrë shpëton një shofer, i cili kishte ngecur brenda një kamioni, pas një aksidenti rrugor. Ndërkohë që aksidenti ndodhi dhe shoferi ishte brenda kamionit, rreth 20 persona të tjerë kishin nxjerrë telefonët dhe filmonin skenën, në vend që ta ndihmonin.

Angulo approached with another brave Good Samaritan and they hauled the man to safety

Jim Angulo ishte duke shkuar në punë në autostradën I-95 në Miami, rreth orës 2 të pasdites, ditën e Mërkurë, kur pa automjetin që ishte përfshirë nga flakët.

Ai tregon:

Pashë sa majtas, djathtas dhe vura re rreth 20 persona që kishin celularët në duar e po filmonin. Ata nuk po bënin asnjë gjë për të shpëtuar burrin që ndodhej brenda kamionit. Thashë me vete se ishte puna ime për ta shpëtuar. Shoferi që ndodhej brenda në kamion thoshte gjatë gjithë kohës se ishte shumë nxehtë dhe se nuk kishte mundësi të dilte jashtë”.

It appeared that two vehicles, an SUV and a truck had been in a collision on the I-95

Angulo dhe një burrë tjetër shkuan me guxim drejt zjarrit dhe nxorën njeriun nga dritarja e kamionit. Ndërkohë, shoferi kishte pësuar djegie në disa pjesë të trupit, por është jashtë rrezikut për jetën.

***

Burimi: DailyMail| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA