JOQ Albania
Home

Masa ekstreme prej frikës nga koronavirusi, bankat kineze dezinfektojnë kartmonedhat
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15/02/2020 13:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bankat kineze po dezinfektojnë kartmonedhat, si pjesë e përpjekjeve për frenimin e koronavirusit që ka marrë deri tani më shumë se 1.500 jetë njerëzish dhe vazhdon përhapjen.

Bankat po përdorin rreze ultraviolet dhe temperatura të larta për dezinfektimin e jenëve. Më pas ata i mbyllin këto para për shtatë deri në 14 ditë, në varësi të ashpërsisë së sëmundjes në rajonin përkatës, përpara se t'i kthejnë në qarkullim.

Man wearing a mask walks past the headquarters of the People’s Bank of China in Beijing.

Lajmin e pohuan drejtues të bankës qendrore të Kinës në një konferencë për shtyp. Virusi, i cili ka prekur deri tani më shumë se 66,000 vetë në Kinë dhe është përhapur në më shumë se një duzinë shtetesh të tjera, ka nxitur masat për dezinfektimin e vendeve publike dhe minimizimin e kontaktit mes njerëzve.

Farmacitë në mbarë vendin kanë pasur një shtim të ndjeshëm të shitjes së dezinfektantëve dhe maskave të fytyrës, ndërsa nëpër institucione, pranë ashensorëve janë vendosur kuti me fasoleta, të cilat njerëzit inkurajohen t`i përdorin kur shtypin butonët.

***

Burimi: TheGuardian| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA