JOQ Albania
Home

Ngeli shtatzënë, gruaja zbulon se ka dy mitra e dy vagina
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15/02/2020 11:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grua ka zbuluar papritur gjatë një ekografie, se ka dy mitra dhe dy vagina. Një zbulim i tillë ka qenë i papritur për të. Pavarësisht çfarë i kanë thënë mjekët, për fat të mirë, gruaja ka sjellë në jetë një vajzë të shëndetshme.

27-vjeçarja Bethany McMillin, e cila është mësuese në një shkollë fillore në Michigan, ngeli shtatzënë me bashkëshortin e saj, 25 vjeçarin Paul në tetor të vitit 2017. Gjatë ekografisë në javën e 10-të, mjekët vunë re diçka të pazakontë në anatominë e saj.

Mum discovers she has two vaginas during routine ultrasound scan

Ajo u diagnostikua me “uterus didelphys”, një keqformim i mitrës, i cili sjell si pasojë krijimin e dy mnitrave, dy qafave të mitrave dhe dy vaginave. Si pasojë e problematikës, fetusi ndaloi zhvillimin normal kur ishte vetmë 6 javësh, ndërsa në muajin e tretë të shtatzënisë, në Janar, gjendja e Bethany u përkeqësua. Mundësitë që ajo të dështonte ishin shumë të larta.

Mum discovers she has two vaginas during routine ultrasound scan

Gruaja vuri re se çdo muaj i vinin periudat dhe gjithmonë i duheshin shumë tamponë për të ndaluar gjakrrjedhjen. Gjithçka ndodhte për shkak se gjaku rridhte nga vagina e dytë, e cila ishte e hapur dhe mitra funksiononte si normalisht.

Një vit pasi humbi fëmijën e parë, Bethany zbuloi se kishte ngelur sërish shtatzënë në dhjetor 2018. edhe pse ishte tepër e lumtur, frika se gjithçka mund të shkonte keq, ishte prezente.

Two vaginas

Kur bëri ekografinë e parë, teksa ishte gjashtë javëshe, e reja dëgjoi të rrahurat e zemrës së foshnjes që mbante brenda trupit të saj dhe kuptoi se çdo gjë ishte në rregull. Në shtator të vitit 2019, Bethany solli në jetë vogëlushen e saj, Maeve, e cila tashmë është 5-muajshe dhe gëzon shëndet të plotë.

Mum discovers she has two vaginas during routine ultrasound scan

***

Burimi: Unilad| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA