JOQ Albania
Home

I publikuan videon tepër intime, jep dorëhëqjen kandidati për kryetar bashkie
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15/02/2020 14:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Benjamin Griveaux, kandidati i la “Republique En Marche” për postin e kryetarit të bashkisë së Parisit dhe një prej njerëzve më besnikë të presidentit francez, Emmanuel Macron, është tërhequr nga gara në zgjedhjet lokale të marsit, pas shpërndarjes së një filmimi të tij me sfond seksual.

Më konkretisht, bëhet fjalë për një video që vetë kandidati për kryetar bashkie i ka dërguar një femre në WhatsApp. Në të, francezi vihet re duke u masturbuar.

Në një deklaratë të shkurtër, Griveaux, ish-zëdhënës i qeverisë denoncoi ato që i quajti si “sulme të pakuptimta”.

Ai tha gjatë deklaratës:

Sulme të ulëta, unë tërhiqem. Ky vendim më kushton, por përparësitë e mia janë shumë të qarta. Para së gjithash vijnë familja ime, ju e kuptoni këtë”.

Ndërkohë, ngjarja ka shkaktuar indinjatë në mesin e klasës politike të vendit. Pati një valë reagimesh pas publikimit të videos, të cilat ishin në masë të madhe mbështetëse për Griveaux.

Parigi, immagini porno sui social: Benjamin Griveaux, candidato di En Marche, si ritira dalla corsa a sindaco

“Makinë e përbaltjes”, “e neveritshme” dhe “një klimë shqetësuese kjo që është krijuar”, ishin disa prej komenteve që denonconin metodën e padenjë të përdorur për të rrëzuar Griveaux, e flisnin deri edhe për “kërcënim të demokracisë”.

Edhe vetë kryetarja aktuale e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, e cila është favorite për një mandate tjetër, bëri thirrje që të respektohet “jeta private dhe dinjiteti i njeriut”. Shpërndarjen e videos e mori përsipër artisti rus Petr Pavlensky, i cili protestoi në një mënyrë ekstreme në vitin 2013 kundër Vladimir Putinit përpara Kremlinit.

Sipas gazetës Liberation, Pavlensky i ka telefonuar drejtuesve te gazetës dhe ka pranuar se e ka marrë videon  nga një burim anonim, që thotë se kishte një marrëdhënie me Griveaux.

***

Burimi: Repubblica| Përshtati dhe Përktheu: JOQ ALBANIA