Manchester City është përjashtuar sot nga Champions League për dy sezonet e ardhshme dhe është gjobitur me 30 milionë euro. Ky vendim drastik i UEFA-s, ka ardhur pasi u zbulua se ekipi anglez kishte thyer rregullat e Fair Play-t Financiar.
Kaq mjaftoi që mediat britanike të nisin spekulimet për një lamtumirë të Pep Guardiolës. Trajneri spanjoll mund të largohet në fund të sezonit nga skuadra e “Qytetarëve”, pasi duket se kapitulli i tij me anglezët është mbyllur.
Shumë klube kanë kryqëzuar gishtat dhe kanë mprehur duart për të rrëmbyer trajnerin spanjoll. Juventusi kryeson listën e klubeve sipas asaj që shkruan “The Sun”. Afrimi i Guardiolës kërkohet nga familja Agnelli që është e fiksuar pas fitimit të Champions League.