Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin "Opinion", përballë një paneli gazetarësh.
Teksa u përpoq t'u hedhë hi syve të shqiptarëve, duke justifikuar rritjen e frikshme të kriminalitetit në vend, Rama tha ndër të tjera se po e kanë luftuar dhe po e luftojnë krimin e organizuar.
Kjo deklaratë e Ramës është përgënjeshtruar nga një qytetar nga Vlora, i cili ka treguar se çfarë ndodh në fshatin ku ai jeton.
Ai ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku thotë se disa muaj më parë në fshatin e tij erdhi një bandë nga Vlora, e cila sipas tij transportonte lëndë narkotike drejt Turqisë.
Banori i zonës thekson se ata u strehuan në shtëpinë e një bashkëfshatari të tij, i cili punon si polic kufitar.
Më tej ai thotë se banda e ushtronte aktivitetin pa asnjë problem policor, pasi shefi i policisë kufitare ishte paguar me 20.000 euro.
Ai tregon se droga transportohej me furgona që mbanin reklama sallami në mes të ditës.
Mesazhi i plotë: