JOQ Albania
Home

Detaje/ Nëna dhe dy fëmijët humbin jetën nga bombola e gazit në Bulqizë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14/02/2020 12:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shpërthim bombole gazi u raportua pak më parë. Ndërkohë, sipas policisë, ka patur vetëm rrjedhje gazi, ku si pasojë kanë humbur jetën tre pjestarë të një familjeje.

Policia njofton se në Ostren, Bulqizë, janë gjetur pa shenja jete në banesë Rajmonda Tolaj 40 vjeçe, dhe dy fëmijët e saj (vajza 14 vjeç dhe djali 18 vjeç), që dyshohet se janë helmuar nga bombola gazit.

Në gjendje të rëndë shëndetësore është dhe një pjesëtar tjetër i familjes ku po transportohet për në spital.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes. Një helikopter është nisur drejt vendngjarjes.