Lista e vendeve më të shtrenjta dhe më të lira për të jetuar, mes tyre dhe Kosova

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 15.02.2020, 14:32

Nga liqenet e saj të kthjellëta, zonat kodrinore dhe luginat alpine, te qytetet e saj simpatike dhe të bukura, Zvicra është një vend mahnitës për t’u vizituar. Por ndërsa kushdo që ka udhëtuar atje mund të dëshmojë se është shumë e kushtueshme. Aq shumë sa një studim i ri e ka cilësuar atë si vendin më të shtrenjtë në botë për të jetuar.

Sipas një studimi të ri të botuar nga Ceoworld Magazine, vendet europiane zunë një numër të konsiderueshëm në listën e vendeve më të shtrenjtë, me nëntë nga njëzet vendet e përzgjedhura nga gjithë kontinenti.

Renditja u bazua në pesë kategori të ndryshme që u studiuan, me të dhënat që përqendroheshin në koston e jetesës, qiranë, çmimin e sendeve ushqimore, koston e ngrënies jashtë dhe fuqinë blerëse.

Zvicra doli në pozicionin numër një përsa i përket kostos së lartë të jetesës.

E dyta në listën e vendeve më të shtrenjta në botë për të jetuar ishte Norvegjia, e ndjekur nga Islanda, Japonia, Danimarka, Bahamas, Luksemburgu, Izraeli, Singapori dhe Koreja e Jugut. Pesë nga vendet në njëzet të parët ishin në Azi ndërsa një ishte në Amerikën e Veriut, një në Afrikë, dy në Karaibe dhe dy në Oqeani. Shtetet e Bashkuara të Amerikës renditen në vendin e 20.

Pakistani u emërua vendi më i lirë për të jetuar, i ndjekur nga Afganistani, India, Siria, Uzbekistani, Kirgizistani, Tunizia, Venezuela, Kosova, Gjeorgjia, Nepal dhe Egjipti.

Revista Ceoworld mblodhi të dhëna nga një varg studimesh të ndryshme, indekset e çmimeve të konsumatorit, kostoja e të dhënave për jetesën dhe burimet e mediave ndërkombëtare. Gama e kostove të jetesës ishte përqendruar gjithashtu edhe në faturat që përfshijnë, transportin, veshjen dhe akomodimin.

Burimi: Ceoworld |Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit