JOQ Albania
Home

“E detyrueshme të biesh në dashuri”, kryebashkiaku bën dhuratën e veçantë për Shën Valentinin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/02/2020 11:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shenjë rrugore kushtuar të gjithë dashuruarve u vendos përgjatë pamjes së Rignano Garganico, një fshat rrëzë malit të Shenjtë të quajtur "Ballkoni i Puglia". Në ditët kur qielli është i qartë, është e mundur të shohësh majat e këtij mali dhe të admirosh gjerësinë “Ballkonit të Puglia” me gjithë shkëlqimin e saj.

"Obbligo d'innamorarsi", il cartello davanti al panorama più bello del Gargano

"Është e detyrueshme të biesh në dashuri duke parë pamjen" shkruhet në tabelë, ndërsa dy të dashuruarit puthen mes tyre, të mbështjellë me petale të zemrës. Është ideja e Luigi Di Fiore, kryebashkiakut të Rignano Garganico.

Ai shkruan në Facebook, teksa publikon këto pamje:

Ne vendosëm të japim këshilla me rastin e Ditës së Shën Valentinit, për të gjithë ata që e konsiderojnë dashurinë një arsye më shumë për të jetuar jetën. Dashuria mund të jetë gjithçka për ne dhe kjo panoramë e bukur është korniza e duhur për ditën e dashuruarëve. Jetë e gjatë për të gjithë të dashuruarit!”.

Risultato immagini per Luigi Di Fiore, puglia

***

Burimi: Repubblica|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania