JOQ Albania
Home

Policia e Lleshit kap prej fyti qytetarin, e shajnë dhe e shtyjnë fort
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14/02/2020 12:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një efektiv policie ka kapur prej fyti një qytetar, teksa ai ishte duke ecur në këmbë.

Ngjarja është filmuar në Tiranë, mbrëmjen e djeshme në rugën Pjetër Bogdani, dhe sipas dëshmitarit thuhet se qytetari nuk ka bërë asgjë.

Siç shihet edhe nga pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ ALBANIA dy efektivë policie qëndrojnë përpara qytetarit dhe njëri prej tyre i flet, e kap prej fyti dhe më pas e shtyn.

Dëshmitari shprehet se ata kanë përdorur edhe fjalor banal ndaj qytetarit.

Pas dhunës, policia largohet dhe dëshmitari pyet qytetarin, se pse ndodhi e gjitha kjo, por as ai vetë nuk ka një shpjegim.

Nuk është rasti i parë kur polica ushtron dhunë ndaj qytetarëve, ndonjëherë edhe për arsye të kota.