JOQ Albania
Home

E joshi burri i maskuar si femër që njohu në internet, 80-vjeçari humb 200 mijë $ për “dashurinë”
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/02/2020 11:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një burrë i moshuar në Oregon, i ve, humbi 200 mijë dollarë nga një mashtrim në internet. Gjithçka nisi kur një i paidentifikuar vodhi identitetin e një gruaje në Florida.

Mashtruesi më pas përdori identitetin e vjedhur për tu miqësuar me 80-vjeçarin përmes një faqe takimesh në internet. Ai u investua për ti vjedhur zemrën dhe paratë të moshuarit.

Gjatë disa muajve, ai e bindi burrin e moshuar se ishin në një lidhje romantike dhe i propozoi që të mbështeste një galeri arti në Florida. I moshuari mori dokumente false që detajonin kontratën me muzeun dhe deklaratat bankare.

Duke u mbështetur në dokumentet dhe marrëdhënien e tij romantike, viktima bëri një seri pagesash gjatë pesë muajve për individë të ndryshëm dhe llogari bankare jashtë shtetit që arrijnë më shumë se 200 mijë dollarë.

Ndërsa Divizioni i Rregullimit Financiar në Oregon nuk identifikoi viktimën, tha se besonte se ai po kontribuonte me një tarifë prej 5 milion dollarë për të transportuar një skulpturë prej 500 tonësh mermeri nga Kina.

Krijuesi tha se investimet do të paguheshin së bashku me një përqindje të fitimeve nga shitja e skulpturës.

Risultato immagini per 80 year old man 200 thousand dollars oregon

***

Burimi: YakTri|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania