JOQ Albania
Home

Kryeparlamentari Xhaferi i përgjigjet akuzave të LSDM-së
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14/02/2020 11:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeparlamentari Talat Xhaferi u është përgjigjur kritikave të deputetëve të LSDM-së dhe të sekretarit të kësaj parti, se i njëjti po e ngjallë koalicionin me VMRO-në dhe se po bllokon ligjin për Prokurorinë Publike. Ligj ky që pritet të votohet për të hapë rrugëtimin eurointegrues.

“A jam unë fajtor që lanë ligje të rëndësishme të miratohen në dy ditët e fundit para shpërndarjes së Kuvendit? Të gjitha ligjet që konsiderohen se janë me prioritet janë vendosur në rend dite. Ligjin për PP e vendosën më 10 shkrut, dhe e dinin se më 11 kemi ratifikim të Marrëveshjes veriatlantike. Që nga shtatori negociojnë për Prokurorinë Publike dhe a kam unë faj se u mblodhën në dy ditë? Unë nuk shes kohë dhe nuk kam kohë shtesë. Nëse duan shumicë kuvendare, duhet të vinë dhe të thonë, dhe jo të diskutojnë përmes meje. Le të sqarojnë pse para gjashtë muajve u dakordësuan të ketë zgjedhje më 12 prill. Nëse duan zgjedhje, nëse duan shumicë, le ta thonë. S’jemi të martuar”, tha Xhaferi.