JOQ Albania
Home

I pastrehu kalon natën para Bashkisë së Durrësit, askush nuk vjen ta ndihmojë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14/02/2020 11:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Numri i të pastrehëve në Shqipëri është në shifra të larta. Në çdo qytet sheh persona që flenë jashtë, në të nxehtë dhe në të ftohtë, pa u përkrahur nga askush dhe duke u neglizhuar nga të gjithë.

Reagimi nga shteti është zero, madje dhe kur këta persona kanë fare pranë hundës së tyre.

Një rast i tillë ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA, ku një i pastrehë kalon natën poshtë Bashkisë së Durrësit, por askush nuk e ndihmon.

Halli dhe vuajtjet e kanë bërë që të flejë aty, ndoshta edhe tërmeti katastrofik, i cili la qindra banorë pa një çati mbi kokë.

Për të ardhur keq sesi indiferentizmi i institucioneve përgjegjëse për të tilla raste është kaq i lartë edhe kur ato shfaqen përballë tyre.

Qytetari shkruan: 

prsh JOQ! Doja te falenderoja bashkin e durresit qe kujdeset kaq shum per njerzit ne nevoj ,te prekurit nga termeti ,etj. Mos e fajsoni bashkin e durresit per gjithcka qytetar te dashur , sesht faji bashkis qe te pastrehet fshihen ne cepe ku bashkia nuk i shikon dot."