JOQ Albania
Home

Stuhia Kiara nxjerr në breg Përbindëshin Loch Ness?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 14/02/2020 10:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Banorët e Aberdeen në Skoci kanë mbetur të habitur mëngjesin e së martës. Në breg të detit ata kanë hasur skeletin e një krijese të çuditshme, të cilin nuk kanë mundur ende ta identifikojnë se cilës kafshe i përket.

Sipas të dhënave paraprake mendohet se skeleti i kafshës misterioze është nxjerrë në breg të detit nga stuhia e fuqishme “Ciara” që ka goditur Britaninë prej dy ditësh.

Fotoja e kafshës u postua në mediat lokale dhe shumë prej komentuesve aluduan që ajo mund t’i përkasë përbindëshit të Loch Ness, krijesës mitike misterioze që ka turbulluar mendjen e qindra personave në histori, por ky dyshim bie pasi Nessie nuk mund të përshtatej dot me ujërat e kripura të detit.

Fotoja është publikuar në Facebook nga Fubar News dhe menjëherë ka shkaktuar komente të shumta tek njerëzit.

Shenjat e para të ekzistencës së përbindëshit Loch Ness dalin shekuj më parë. Më konrektisht, bëhet fjalë për shekullin VI, ndërsa legjenda për këtë gjallesë u krijua më 2 maj 1933, kur gazeta lokale “Inverness Courirer” raportoi lajmin se një çift kishte parë një kafshë të madhe që lahej në sipërfaqen e liqenit që ka marrë të njëjtin emër si dhe kafsha.

Menjëherë, historia e përbindëshit u bë një fenimen mediatik dhe bëri xhiron e botës.

***

Burimi: CorriereNazionale|Përktheu dhe përshtati: JOQ Albania