JOQ Albania
Home

Maqedoni e Veriut/ Ringjallet koalicioni i regjimit të kaluar VMRO dhe BDI
Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 14/02/2020 11:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“Talati dhe BDI edhe njëherë e treguan fytyrën e tyre të vërtetë kriminele bashkë me shokët e tyre nga VMRO-DPMNE. BDI dhe VMRO-DPMNE e kanë rinovuar koalicionin kriminel dhe koalicionin e interesave të ngushta të disa qarqeve nga radhët e tyre. TURP!!! Kështu ka shkruar në rrjetin social deputeti shqiptar i Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë.

Reagimi i tij vjen pasi që dje kryetari i Kuvendit, Talat Xhferi e ka ricaktuar seancën për Ligjin për Prokurori Publike, dhe publikisht i ftoi të gjithë liderët që të merren vesh për takim liderësh nëse dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje më 12 prill.

Në kabinetin e kryeparlamentarit Talat Xhaferi janë duke u zhvilluar sot koordinime ndërmjet grupeve parlamentare.

Koordinimi vjen pasi mbrëmë u thirr seanca për Ligjin për Prokurori Publike, por u ndërpre për shkak se Xhaferi tha se janë paraqitur mbi 30 deputetë për fjalë, dhe ky i fundit ishte revoltuar nga deklaratat e Aleksandër Kiracovskit dhe Ljupço Nikollovskit të LSDM-së.

Që të dy dje e sulmuan Xhaferin se pse s’po e thirr seancën duke thënë se sërish po e keqpërdor pozitën. Xhaferi ka thirr edhe takim të liderëve, për të treguar se a janë apo jo për zgjedhje të parakohshme.