JOQ Albania
Home

Kombëtarja shqiptare zyrtarizon miqësoren e radhës, pritet debutimi i dy sulmuesve të rinj
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 14/02/2020 10:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria ka gjetur  dy kundërshtarët e saj për muajin mars, atje ku do të zhvillohen përgatitjet për të parë grupin e lojtarëve. Deri tani kishim mësuar përballjen e kuqezinjëve ndaj Sllovenisë, e cila do të zhvillohet në datën 30 mars.

Por, djemtë e drejtuar nga Reja do të kenë edhe një tjetër test, përpara se të mbërrijmë në përballjen e 30 marsit. Kështu, në 27 mars do të udhëtohet në transfertë për një përballje me San Marinon, shkruan "Sport Ekspres".

Miqësorja është zyrtarizuar nga vetë Federata e vendit në fjalë, që pas Shqipërisë do të luajnë me Letoninë në 31 mars dhe kundër Italisë në 29 maj. Sipas të gjitha gjasave, do të ketë ftesë në Kombëtaren A edhe për Armando Brojën, që po vazhdon të shkëlqejë te Chelsea.

Gjithashtu për herë të parë do të shohim në fushë edhe Florian Kamberin, që këtë herë nuk e ndalon asnjë pengesë për të mbajtur fanellën e Shqipërisë.