JOQ Albania
Home

Ambasadorja amerikane takon “tigrin” e Ramës, shqiptarët “shpërthejnë” në komente negative
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 14/02/2020 10:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në ditët e para të detyrës në Shqipëri ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të shtetit shqiptar. Ditën e djeshme ajo është takuar me “përgjegjësin” e parave të Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Vizita është postuar në faqen zyrtarë të Ambasadës Amerikane, por ajo që vihet re, janë komentet e profileve të cilat në shumicën e tyre shprehen të pakënaqur me këtë takim.

Komentet kanë të bëjnë me “tigrin” e Ramës, i cili nuk ka krijuar një figurë të mirë tek shqiptarët.

Disa nga komentet negative janë:

Ahmetaj është hajduti më i madh i historisë”
Me super hajdutin”
Një tjetër hajdut me çizme”

Kujtojmë se SHBA, ka shprehur mbështetjen dhe gatishmërinë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, por deri më tani kanë ngelur vetëm deklarat.