JOQ Albania
Home

Sekuestrohen mbi 700 kilogramë mish i dyshimtë
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 14/02/2020 11:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy persona janë arrestuar në Klinë për mbajtje të mishit që nuk posedonte certifikatë, transmeton JOQ Kosova.

Sipas njoftimit për media, gjatë kontrollit në dy lokalet e tyre ushqimor nga ana e inspektorëve AVUK-ut dhe policisë u janë gjetur dhe sekuestruar 745.6 kg mish të llojeve të ndryshëm për të cilat nuk posedonte certifikatë për origjinën e mishit.

Me vendi të prokurorit dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.