JOQ Albania
Home

Njeriu i Trump i “detyron” Kosovën e Serbinë të nënshkruajnë marrëveshje për hekurudhat
Shkruar nga: E Jashari | Publikuar më: 14/02/2020 10:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është finalizuar marrëveshja  për hapjen e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësim të ambasadorit Grenell, para pak çastesh kanë nënshkruar Letrën e shprehjes së interesit për autostrada dhe Letrën e shprehjes së interesit për hekurudha.

Ambasadori Grenell ka falënderuar të dy palët për siç ka thënë ai gatishmërinë për të bashkëpunuar.

Kujtojmë që në muajin janar, Kosova dhe Serbia nënshkruan edhe ujdinë – e cila erdhi befasishëm – për rihapjen e linjës ajrore mes Prishtinës dhe Beogradit.